LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja “që po mësonte vozitjen” mori veturën e babait të saj – përfundoi në një dhomë dite të një shtëpie në Angli

Adoleshentja “që po mësonte vozitjen” mori veturën e babait të saj – përfundoi në një dhomë dite të një shtëpie në Angli

Adoleshentja që po mësonte si të voziste, u përplas me veturë në dhomën e ditës të një familjeje tjetër, përderisa e kishte marrë një fëmijë me vete, thanë banorët e zonës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, vajza 17-vjeçare në ulësen e pasagjerit kishte edhe një vajzë të vogël rreth moshës rreth 7-vjeçare, dhe që të dyja i shpëtuan përplasjes me lëndime joserioze.


Fotot nga vendi ngjarjes tregojnë se si Toyta Verso me ngjyrë argjendi ishte futur në shtëpinë e cila ndodhet në Bradford të Yorkshirit Perëndimor në Angli, në ditën e 13 majit.

Incidenti zgjoi një reagim të madh emergjent në Heights Lane, afër kryqëzimit me Haworth Road në Heaton.

Edhe pse kishte dëme materiale, askush tjetër nuk kishte pësuar lëndime.

Zjarrfikësit bënë vlerësimin e qëndrueshmërisë së shtëpisë përpara se policia të fillonte me largimin e veturës.

Vozitësja, e cila kishte lejen e përkohshme për vozitje, u tha se e kishte huazuar veturën e babait mbrëmjen e së premtes.

Policia tha: ‘Shërbimet emergjente u njoftuan për një aksident trafiku pak pas orës 19:30 gjatë mbrëmjes së kaluar. Incidenti përfshinte një makinë e cila u përplas brenda një shtëpie. Të dy vajzat u dërguan në spital për trajtim të plagëve të cilat nuk janë serioze për jetën’. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Gripi

Gripi

Telenovelat

Telenovelat

Një mjeshtër i ujit ka publikuar imazhe të çuditshme që ka hasur në punë

Një mjeshtër i ujit ka publikuar imazhe të çuditshme që ka hasur në punë

Fun
Kalo në kategori