LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja bie keq pasi e dehur u ngjit në bredhin e dekoruar (Video)

Adoleshentja bie keq pasi e dehur u ngjit në bredhin e dekoruar (Video)

Një adoleshente në gjendje të dehur është ngjitur në bredhin e dekoruar të një parku në Sydney të Australisë.

Qysh kur u nis në këtë aventurë ajo kishte vështirësi në lëvizje, por megjithatë u ngjit me mjaft fuqi she shpejtësi, transmeton Telegrafi.


Gjendja e rënduar, bëri që ajo të humbte kontrollin dhe ra e përplasur për disa lulishte që ndodheshin poshtë.

Ngjarja ku ajo shihet duke lëvizur nëpër bredh, u shpërnda me shpejtësi nëpër rrjetet sociale, ndërsa nuk dihet për lëndimet që ka pësuar. /Telegrafi/