LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentin me paralizë cerebrale e detyrojnë të “bëhet urë”, me qëllim që shokët e tij ta kalojnë përroin pa u lagur (Video)

Adoleshentin me paralizë cerebrale e detyrojnë të “bëhet urë”, me qëllim që shokët e tij ta kalojnë përroin pa u lagur (Video)

Bulizmi është bërë problem global dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, që tregon se si një 14-vjeçar me paralizë cerebrale detyrohet nga bashkëmoshatarët që të shtrihet në një përrua që të shërbej si “urë”, për të kaluar ata dhe të mos lagen.

Brett Corbett ishte shtrirë në përroin me ujë të ftohtë në Nova Scotia të Kanadasë, ku rreth 30 nxënës të një shkolle të mesme kalojnë mbi të dhe vazhdimisht qeshin, transmeton Telegrafi.


Videoja është bërë virale në internet, kurse policia ka filluar hetimet për këtë ngjarje të tmerrshme. Gjithashtu raportohet se për shkak të veprimit të nxënësve janë organizuar disa protesta anti-bulizëm pranë shkollës Glace Bay.

Djaloshi fillimisht i kishte thënë nënës së tij, Terry McEachern, se kishte pasur guxim të notoj në përrua afër shkollës së tij. Por videoja është filmuar nga shokët e tij të klasës, që tregon një version plotësisht tjetër.

Në video Brett shihe se si shtrihet në mes të përroit i rrethuar nga një grup adoleshentësh, ku një vajzë shkel mbi të për të kaluar në anën tjetër të rrugës me qëllim që të mos laget.

Një video tjetër tregon se si Brett ngritet në këmbë, por urdhërohet sërish nga bashkëmoshatarët që të vazhdojë të qëndrojë i shtrirë. Të paktën tre nxënës e përdorën Brett si “urë njerëzore”, derisa të tjerët hidhnin gurë në drejtim të tij. /Telegrafi/