LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti ra nga një lartësi prej 30 metrash në Grand Canyon: Pas rënies, nuk mbaj mend asgjë

Adoleshenti ra nga një lartësi prej 30 metrash në Grand Canyon: Pas rënies, nuk mbaj mend asgjë

Një djalë 13-vjeçar mbijetoi pasi rrëshqiti dhe ra nga një lartësi prej gati 30 metrash në Grand Canyon në shtetin amerikan të Arizonës.

Ekuipazheve të shpëtimit iu deshën dy orë për ta tërhequr, Wyatt Kauffman pasi ra nga një shkëmb në zonën turistike të Rim-it të Veriut.


Ai u dërgua në spital pasi kishte pësuar lëndime. Wyatt i tha një stacioni televiziv lokal se u rrëzua pasi ishte larguar nga rruga në mënyrë që turistët të mund të bënin fotografi.

Kauffman tha se ishte i strukur dhe duke u mbajtur për një shkëmb me njërën dorë kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, shkruan bbc.

“Nuk mbaj mend pothuajse asgjë pas rënies. Unë vetëm herë pas here zgjohesha dhe shihja që isha në një ambulancë dhe një helikopter”, shtoi ai.

Adoleshenti 13-vjeçar kishte nëntë rruaza të thyera, një shpretkë të çarë, një dorë të thyer dhe një mushkëri të lënduar.

Dhjetra punonjës të emergjencës morën pjesë në shpëtim. Wyatt u tërhoq në siguri nga një ekip nga Parku Kombëtar Grand Canyon, i cili zbriti nga shkëmbi pasi shpëtimtarët kuptuan se ai nuk mund të arrihej me helikopter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori