Kur një adoleshent po vdiste nga kanceri, dëshira e tij e fundit ishte që nga shtëpia për në varr të përcillet me vetura sportive – dhe kështu vepruan komuniteti i tij që nuk e dëshpëruan.
Alec Ingram, 14-vjeç nga Washington, Missouri, ndërroi jetë më 7 nëntor pas një beteje katërvjeçare me kancerin. Alec ishte diagnostifikuar me osteosarkomë, një formë e rrallë e kancerit të eshtrave, transmeton Telegrafi.
E për ta nderuar dhe respektuar dëshirën e tij të fundit, më shumë se 2,100 vetura sportive dhe 70 motoçikleta u mblodhën në parkingun e Shën Luisit gjatë të dielës, para se të fillonin rrugëtimin e tyre për në Washington.
Kjo ngjarje u organizua nga “Sydney’s Soldiers Always” në krye me Dana Christian Manley, e cila kishte humbur të bijën Sydney nga kanceri kur ajo ishte vetëm 8-vjeçe.
Organizata e Manley që përmbush listën e dëshirave të fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet e rënda, kishte kontaktuar familjen e të ndjerit për ta kuptuar nëse Alec dëshironte diçka.
Me të kuptuar se cila ishte dëshira e tij, mijëra vetura nga e mbarë Amerika u mblodhën për t’ia dhënë lamtumirën e fundit adoleshentit që kishte për zemër veturat sportive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi