LAJMI I FUNDIT:

Adnan Merovci tregon pse i shkëputi lidhjet me Ibrahim Rugovën (Video)

Adnan Merovci tregon pse i shkëputi lidhjet me Ibrahim Rugovën (Video)

Ish shefi i protokollit dhe truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka thënë se shkëputja e lidhjeve me Rugovën u bë për shkak të pozitës në PTK që ai kishte marrë.

Merovci në emisioni “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë se pasi lufta kishte mbaruar dhe Rugova ishte kthyer nga Italia, atij i kishte ardhur një ofertë nga Bernard Kouchner për të udhëhequr me Telekomin e Kosovës.


Rrëfimi i Adnan Merovcit për Rugovën: Kishim dy alternativa, takimin me Millosheviqin, ose vetëvrasjen (Video)
Lexo po ashtu Rrëfimi i Adnan Merovcit për Rugovën: Kishim dy alternativa, takimin me Millosheviqin, ose vetëvrasjen (Video)

“Prej Kouchner-it ka ardhur një intervenim, ka thënë mbase Adnani është inxhinier ta merr PTK-në. Reagimi i Rugovës ka qenë, ani Adnan shko edhe atje edhe te unë. I kam thënë jo, nuk ka mundësi të dy pozitat”, ka rrëfyer Merovci, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se angazhimi në PTK ishte si shkas për shkëputjen e lidhjeve me Rugovën.

“Unë kam pasur nevojë t’i kryej disa punë në shtëpi, pasi u rregulluan disa gjëra. Aktiviteti im pastaj ka vazhduar në PTK, por jo me atë vendim, pasi gjërat ndryshuan dhe u vendos dikush tjetër në krye të Telekomit, unë shkova drejtor i Postës…Ky është një shkas nga ku unë i shkëputa lidhjet me Rugovën”.

Merovci rrëfen momentet dramatike të vitit 1999: Pas takimit, Millosheviqi i tha disa fjalë Rugovës, për t’i treguar se e kishte në dorë (Video)
Lexo po ashtu Merovci rrëfen momentet dramatike të vitit 1999: Pas takimit, Millosheviqi i tha disa fjalë Rugovës, për t’i treguar se e kishte në dorë (Video)

Merovci thotë se nuk e kishte paramenduar se kjo lëvizje e tij do të bëhej aq e madhe, pasi thotë se i kishte shërbyer Rugovës për dhjetë vite dhe misioni kishte mbaruar.

“Për ato dhjetë vite unë jap përgjegjësi për çdo gjë brenda atyre viteve”, tha ndër të tjera Adnan Merovci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori