LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Adnan Merovcit për Rugovën: Kishim dy alternativa, takimin me Millosheviqin, ose vetëvrasjen (Video)

Rrëfimi i Adnan Merovcit për Rugovën: Kishim dy alternativa, takimin me Millosheviqin, ose vetëvrasjen (Video)

Adnan Merovci në emisioni “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka rrëfyer një prej ngjarjeve më dramatike të luftës, arrestimi i Ibrahim Rugovës në Prishtinë nga policia dhe ushtria serbe.

Merovci rrëfen se me 21 mars 1999 ai bashkë me Rugovën janë kthyer në Kosovë përmes Shkupit edhe pse një gjë të tillë miqtë evropianë nuk ua kishin rekomanduar, pasi tre ditë më pas filluan bombardimet ndaj Serbisë.


Ai thotë se Gjenerali amerikan Wesley Clark u kishte thënë ruajeni vetën për një javë, pastaj NATO hyn në Prishtinë dhe ju mbron.

Ish-shoqëruesi i Presidentit Rugova thotë se Rugova i kishte dhënë atij leje të largohet, por vendimi i Merovcit kishte qenë ndryshe.

“Rugova më tha: ‘Adnan, ti ke qëndruar me mua për dhjetë vite, por këto janë kohëra të vështira, ke obligime familjare, je i lirë dhe mund të largohesh. Si po veprojnë të tjerët veproni edhe ju’”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Merovci me tej rrëfen se ai kishte vendosur të qëndrojë, por i kishte kërkuar Rugovës të shkojë në shtëpi të tij, gjë që Rugova e kishte pranuar.

“Më 31 mars është pushtuar shtëpia e Rugovës. Ka qenë një katrahurë. Ishte shumë vështirë. Serbët kishin ardhur nga mesdita, dhe takimi i Rugovës me Millosheviqin kishte ndodhur të nesërmen”.

Ai thotë se takimi ka qenë i imponuar dhe se ata nuk kishin rrugë tjetër, pos vetëvrasjes.

“Kishim dy alternative, takimin me Millosheviqin ose vetëvrasjen. Por edhe vetëvrasja ishte e vështirë. Si të vrasësh vetën?!”, tregon Merovci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori