LAJMI I FUNDIT:

Adnan Januzaj: Artisti i vetmuar i Sociedadit – gazeta baske me shkrim special për djaloshin shqiptar

Adnan Januzaj: Artisti i vetmuar i Sociedadit – gazeta baske me shkrim special për djaloshin shqiptar

Gazeta e njohur baske El Diario Vasco ka publikuar të shtunën një rrëfim të shkruar për yllin me prejardhje shqiptare, sulmuesin anësor të Real Sociedadit, Adnan Januzaj, të cilin e ka cilësuar si ‘artisti i vetmuar’.

Kanë kaluar pothuajse katër vjet që nga nënshkrimi i tij dhe ka ende shumë dyshime për Adnan Januzajn, fillon rrëfimi i shkrimit për djaloshin nga Istogu.


Është e pamohueshme që reprezentuesi belgu ka një talent të natyrshëm për të luajtur futboll, por për një arsye apo një tjetër ai nuk ka qenë në gjendje të tregojë potencialin e tij të plotë si ‘bardheblu’. Ai me të vërtetë ka bërë disa gjëra vërtet të mira, disa ndeshje magjepsëse, por duket se i mungon pak shpërthimi në futbollin e klasit të parë.

Rrëfimi i gjatë i Januzajt për largimin nga Manchesteri - Trajnerët që i besuan dhe ata që e dëshpëruan, momentet më të mira dhe tani kërkon ta mposhtë skuadrën që e do
Lexo po ashtu Rrëfimi i gjatë i Januzajt për largimin nga Manchesteri - Trajnerët që i besuan dhe ata që e dëshpëruan, momentet më të mira dhe tani kërkon ta mposhtë skuadrën që e do

Januzaj, në garat e tij zyrtare, deri më tani ka luajtur 124 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. Këto nuk janë shifra të konsiderueshme për një sulmues… por loja e tij është: anarkike. Sa spektakolare aq edhe e pakuptueshme. Është e drejtë, është e veçantë dhe kjo është arsyeja pse njerëzve u pëlqen ta shohin. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë kur ai të marrë topin, sikur të ishte një magjistar. Çfarë do të nxjerrë ai nga kapela e tij? Një gol, një pasim të rrezikshëm, një driblim…

Shkrimi në El Diario Vasco

Por, çfarë do të ndodhë me reprezentuesin belgun? Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, në qershor të 2022. Nëse Sociedadi nuk e zgjat kontratën e tij, Januzaj do të jetë i lirë të negociojë me klube të tjera në janar. Me sa duket, klubi ka dyshime për të ardhmen e tij, përcjell Telegrafi.

Pandemia ka dëmtuar ekonomikisht dhe mesfushori i ardhur nga qyteti Molenbeek ka një pagë të lartë. Ky është çelësi, për të ri-ndezur besimin tek ai ose për të vënë bast te të rinjtë si Barrenetxea, Merquelanz, Nais Djouahra, Robert Navarro … Olab dhe Imanol.

Nicky Butt: Januzaj është zhgënjimi im më i madh, duhej të ishte superyll sikurse Giggs
Lexo po ashtu Nicky Butt: Januzaj është zhgënjimi im më i madh, duhej të ishte superyll sikurse Giggs

Në Wanda Metropolitano ishte shpëtimtari

Goli i shënuar në Wanda Metropolitano në ditën e fundit të sezonit të kaluar ishte ndoshta momenti i tij më i mirë në Real Sociedad. Ai ishte shpëtimtari në Madrid. Goli ndaj Atletico Madrid ishte shumë i rëndësishëm sepse shërbeu për të nënshkruar klasifikimin evropian.

Përveç kësaj, Januzaj kaloi një sezon të mirë. Ai shënoi tetë gola (më shumë se kurrë) dhe tregoi një aftësi të veçantë në krahun e djathtë për të dhënë pasime dhe për të krijuar rreziqe. Ashtu si vitin e kaluar, gara do të jetë e vështirë për një vend titullari. Dhe kjo luftë është për të mirën e ekipit, mbyll rrëfimin mediumi bask për Januzajn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori