LAJMI I FUNDIT:

Admirali Foggo në Mitrovicë: Jam këtu të përçoj mesazhin e sigurisë dhe stabilitetit (Foto)

Admirali Foggo në Mitrovicë: Jam këtu të përçoj mesazhin e sigurisë dhe stabilitetit (Foto)

Komandanti i Forcave të NATO-s për Evropën me seli në Napoli, admirali James Foggo III, si dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, kanë vizituar sot urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Gjatë kësaj vizite i shoqëruar nga kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, në një prononcim për media, Foggo shprehu keqardhje për vrasjen e Oliver Ivanoviq si dhe garantoi siguri të plotë për gjithë territorin e Republikës së Kosovës.


“Është nder që gjendem këtu. KFOR qëndron këtu për të bërë gjithçka për të ruajtur stabilitetin. Gjendem këtu pas vrasjes së Oliver Ivanoviq. KFOR ka 18 vjet që qëndron këtu, si pjesë e politikave të NATO-s”, ka thënë Foggo.

Komandanti Foggo gjithashtu  tha se prezenca e dy kryetarëve është mesazh i qartë për siguri në vend.

Admirali James Foggo III së bashku me dy kryetarët e komunave të Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri si edhe asaj veriore, Goran Rakiq, ecën për pak minuta në sheshin “Kral Peter”, në veri të Mitrovicës./Telegrafi/