Administrata Tatimore njofton se ka zhvilluar në sistemin elektronik EDI mundësinë për parashtrim të kërkesave për të përfituar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e pagës dhe qirasë.
ATK tregon se për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikoj punëdhënësi, ndërsa për subvencionim të qirasë mund të aplikoj qiramarrësi.
“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 08/08, datë 21.04.2021, lidhur me subvencionimin e shoqërive tregtare (bizneseve), përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë për bizneset që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyra për shkak të kufizimeve të vendosura sipas Vendimit Nr. 01/05, të datës 05.04.2021, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa”, njofton ATK, përcjell Telegrafi.
Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes EDI, më së largu deri më 11 maj 2021.
Për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikoj punëdhënësi, nëse është biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi; biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur; biznes me aktivitet fitnese dhe palestra; dhe biznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve.
Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikoj qiramarrësi, nëse është biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; dhe biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur.
Për subvencionim të pagës së punëtorëve, punëdhënësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë” (vetëm pjesën e parë për paga), të bashkëngjis listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në lidhjen Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjten lidhje, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën.
Për subvencionim të qirasë, qiramarrësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë“, (vetëm pjesën e dytë për qira) si dhe të bashkëngjis listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 shkurt 2021. Formulari gjendet në Sistemin EDI në lidhjen Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjten lidhje, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Ngarko dëshmitë/kontratat duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit.
Përmes formularit të lartcekur, punëdhënësi dhe qiramarrësi, duke evidentuar dëshmitë ofron edhe sqarimin se si ka ndikuar në biznesin e tij, Vendimi Nr. 01/05, i datës 05.04.2021, i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Udhëzuesin për aplikim për subvencionim të pagave të punëtorëve dhe qirasë, e gjeni në dritaren ku edhe bëhet kërkesa, si dhe në www.atk-ks.org në lidhjen Multimedia – Manuale dhe Prezantime. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre