LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Shpresojmë që në shtator nxënësit t’u kthehen bankave shkollore

Ademi: Shpresojmë që në shtator nxënësit t’u kthehen bankave shkollore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, përmes faqes së tij në Facebook ka njoftuar se sot përfundon viti shkollor 2019/2020.

Ai thotë se nxënësit kanë shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për mësimin në distancë, pas përhapjes së pandemisë Covid-19. Ademi shpreson që në vitin e ri shkollor, nxënësit do t’u kthehen bankave shkollore.


“Sot përfundon viti shkollor 2019/2020. Të dashur nxënës, kisha dashur që këtë vit shkollor, sikurse vitet e kaluara ta përfundoni në bankat shkollore, të buzëqeshur bashkë me shokët e shoqet tuaja! Por, ja që ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duam dhe planifikojmë. Ne, të detyruar nga kriza me COVID-19, e që është ende prezent tek ne, u detyruam të ndërpresim mësimin nga mesi i muajit mars të këtij viti, por menjëherë filluam të zhvillojmë mësimin nga distanca përmes platformave të ndryshme onlajn si dhe njëherësh krijuam edhe programin edukativo-arsimor “TV-KLASA” e që u realizua me sukses”. ”

Pavarësisht se mësimin në bankat shkollore askush më mirë nuk mund ta zëvendësojë, ju shfaqët interes të jashtëzakonshëm dhe përkushtim maksimal për të vazhduar mësimin nga distanca bashkë edhe me ndihmën e prindërve tuaj, dhe unë nuk kam asnjë dyshim se nuk keni ngecur aspak mbrapa me mësime. Andaj, ju përgëzoj për sukseset e arritura dhe dituritë e fituara! Ju dëshiroj pushim të këndshëm deri në fillimin e vitit të ri shkollor, me shpresë se do të rikthehemi në bankat shkollore! Në ndërkohë ju sugjeroj që gjatë pushimit të lexoni libra, romane dhe lektyra si dhe të merreni me aktivitete sportive, ndërsa semimaturantëve dhe maturantëve u dëshiroj suksese në regjistrime!”, shkruan Ademi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori