LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Për shkak të krizës politike, Maqedonia do të ketë rekomandim të kushtëzuar

Ademi: Për shkak të krizës politike, Maqedonia do të ketë rekomandim të kushtëzuar

Zëvendëskryeministri Ademi mbrëmë në emisionin “360 Gradë” në “Alsat-M”, ku temë bisede ka qenë raporti i progresit, ku të mërkurën do të bëhet publike nga Komisioni Europian për Maqedoninë lidhur me përmbushjen e reformave si dhe dhënien e rekomandimit për bisedime për anëtarësim në BE, tha se tashmë KE ka ndryshuar metodologjinë e vlerësimit dhe dhënies së rekomandimit e raportit të progresit, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Mia.

“Siç e dini KE dhe eurokomisioneri Johannes Hahn dhe shërbimet e tij përgatisin raport ekspertësh për progresin e vendeve lidhur me statusin e reformave në aspekt të përmbushjeve të aspekteve ekonomike dhe 33 kapitujt e të drejtës përfshirë dhe kapacitetet e administratës nga viti i kaluar. KE ka ndryshuar qasjen jo vetëm e progresit për 12 muaj por edhe për gjendjen prej fillimit të procesit e deri në publikimin e raportit, kemi një metodologji të re. Në 2015 në kuadër të kritereve fushat vijuese që ju nënshtruan ishin gjyqësori, media e lirë, reformat në administratë dhe ato ekonomike, kapituj që kanë të bëjnë me statistikën dhe kontrollin financiar, këtë vit do t’i nënshtrohen dhe ekonomia e lirë transporti etj”, tha Ademi duke theksuar se si çdo herë edhe këtë vit besojmë se do kemi një raport korrekt do pasqyrohet progresi në kultivimin e dialogut politik dhe marrëveshjen por edhe do ketë rekomandime sugjerime në fushat e reformave prioritare.


Sipas tij për shkak të krizës politike vendi do të ketë një rekomandim të kushtëzuar.

Sipas Ademit konstatimet e KE në raport priten që të jenë në proces të vazhdimit të reformave duke theskuar se të gjitha partitë politike në vend kanë për orientim integrimet euroatlantike.

“Besoj në këtë që e them sepse Maqedonia ka kapacitet për proceset reformuese por ne kemi për obligim të kryejmë detyrat tona që partnerëve tonë t’u japim argumente se e meritojmë atë”, shton Ademi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori