Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme, ku thuajse gjithnjë shfaqet elegante dhe me shumë stil.


Njëlloj Berisha duket edhe në fotografitë e fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram.

350444942 260753793197247 1304382886529526463 n 1

Ajo ka pozuar e veshur me një palë xhinse të gjerë dhe një bluzë të shkurtër, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Këto fotografi, interpretuesja e hitit “Party People” i realizoi pranë veturës së saj luksoze, ku dukej mjaft ngacmuese në pozat e saj.

350083114 6124631830977442 753792275988231562 n 1

Adelina përndryshe është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe pritet të jetë mjaft aktive për fansat e muzikës së saj këtë verë. /Telegrafi/

350136145 812005076936057 3573843216423073694 n 1