Këngëtarja e njohur, Adele, së shpejti do të sjellë në treg albumin e ri.

Përkundër ndarjes me ish-bashkëshortin, Simon Konecki, ajo ka zgjedhur që të mos e vë në pah këtë problem në këngët e saj, shkruan Daily Mail.


Edhe më parë është përfolur se albumi do të lansohet në vitin 2021, i cili do të jetë i pari që nga gjashtë vite.

38693072 9206769 image a 1 1612083848142

Një burim për The Sun ka thënë: “Ndarja i ka ndihmuar Adele që të bëjë disa këngë, të cilat janë nga më të ndryshmet”.

“Që të dy e dinë se djali i tyre, Angelo, duhet të jetë i sigurt, andaj artistja  nuk do të këndojë sa i përket marrëdhënies me Simon”.

38693064 9206769 image a 2 1612083875881

Po ashtu thuhet se prodhimtaria e saj tashmë do të tingëllojë më ndryshe se sa jemi mësuar, me të gjitha projektet e mëparshme.

Ndërkaq, divorci me Konecki do t’i duhet asaj të ndajë 140 milionë funte, përfshirë të gjitha pasuritë që ka. /Telegrafi/

38373670 9178235 image m 46 1611362235340