LAJMI I FUNDIT:

Achraf Hakimi i Marokut: Nga ‘momentet e vështira’ tek ylli në Kampionatin Botëror

Achraf Hakimi i Marokut: Nga ‘momentet e vështira’ tek ylli në Kampionatin Botëror

Pasi Maroku dhe Spanja luajtën 120 minuta pa gola në ndeshjen e eliminimit direkt të Kupës së Botës 2022, mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ishte në radhë të ekzekutonte një penallti, një goditje që mund të rishkruajë historinë e futbollit të Marokut.

Me nervat e një kombi të tërë – edhe të tifozëve neutralë, Hakimi u ngrit, gjuajti, dërgoi portierin e Spanjës, Unai Simon në njërën anë, për të lëshuar një Panenka të ekzekutuar në mënyrë perfekte.


Ishte një goditje legjendare që e bëri ndryshimin e përhershëm të futbollit maroken.

Hakimi, rritja në kulturën marokene  

Për Hakimin e lindur në Madrid, rruga për në majë ka qenë e gjatë, ngritje dhe zbritje.

Ai u promovua si një yll i mundshëm që në moshë shumë të re dhe u zbulua nga Real Madrid. Por edhe pse Hakimi iu bashkua klubit më të suksesshëm të Evropës në moshën 8-vjeçare, atij iu desh të punojë shumë.

Ashtu si 800,000 të tjerë, Hakimi është pjesë e diasporës së rëndësishme marokene në Spanjë. Ai u rrit në një familje me të ardhura të ulëta në periferinë industriale të Madridit, Getafe. Udhëtimi i përditshëm në akademinë Castilla të Real Madridit e ekspozoi atë ndaj standardeve shumë më të larta të jetesës, megjithatë ai ende e përshkruan fëmijërinë e tij si “të lumtur” me disa “momente të vështira”.

“Nëna ime ishte një pastruese dhe babai im ishte një shitës ambulant. Ata dhanë jetën për mua. Ata hoqën shumë gjëra nga vëllezërit e motrat e mia që të kisha sukses. Sot luaj për ta”, kishte thënë ai në programin televiziv spanjoll, El Chiringuito.

Pikërisht në këtë kohë, adoleshenti Hakimi filloi të tregonte shfaqje të shkëlqyera në Ligën e të rinjve të UEFA-s që e katapultoi atë në famë.

Gjatë kësaj kohe ai ra në sy të Federatës Mbretërore të Futbollit Maroken.

Për shkak se diaspora marokene në të gjithë Evropën që është kaq e madhe, ka talente në të gjithë Spanjën, Belgjikën, Francën dhe Holandën që Federata punon me skautët për të zbuluar dhe bindur që të luajnë për Marokun.

“Ne skautuam Achraf Hakimi kur ai luante me ekipin U17 të Real Madridit”.

“Ai ishte vazhdimisht në kontakt me skautët tanë, duke pyetur se kur ishte kampi ose ndeshja jonë e ardhshme stërvitore. Unë personalisht i kam premtuar se nëse do të vazhdojë të punojë ashtu siç ka bërë, së shpejti do t’i bashkohet ekipit kombëtar të të rriturve”, tregon  Nasser Larguet, atëherë drejtor teknik i Federatës për revistës FourFourTëo në vitin 2018.

Hakimi debuton me Marokun

Sigurisht, Hakimi do të bënte debutimin e tij kombëtar në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare, duke përmendur arsye sentimentale për këtë vendim.

Edhe pse ai flirtoi me idenë për të luajtur për Spanjën dhe bëri disa paraqitje për ekipin e të rinjve spanjollë, Hakimi në fund të fundit nuk u ndje kurrë sikur i përshtatej La Rojas.

“Kultura ime është marokene. Në shtëpi flasim dhe hanim si maroken dhe unë jam një musliman praktikant. Sinqerisht, nuk më duhej ta mendoja aq shumë”.

“Kam parë ndeshjet e Marokut me babanë tim, i cili gjithmonë më tregonte për lojtarët legjendar të së kaluarës”, tregoi ai në një intervistë për revistën L’Equipe.

Në vitin 2017, ndërsa ai ishte gati të futej në futbollin e lartë, Real Madrid ishte në mes të një ecurie historike në Ligën e Kampionëve ku fituan tre tituj kontinental radhazi.

Nën kujdesin e Zinedine Zidane, ai bëri nëntë paraqitje në La Liga dhe shënoi dy gola, dhe kjo i mjaftoi atij për të siguruar një vend të ekipit kombëtar në Kupën e Botës 2018.

Turneu në Rusi ishte një përvojë zhgënjyese për Hakimin dhe ‘Atlas Lions’. Ata ishin në grup me Spanjën, Portugalinë dhe Iranin, por skuadra u eliminua në fazën e grupeve.

Me një Kupë Botë të luajtur, Hakimi ishte gati të bënte një hap të madh në karrierën e tij dhe të luante si titullar në Real Madrid.

Në mënyrë zhgënjyese, klubi e dërgoi atë në një huazim dy-vjeçar te Borussia Dortmund. I motivuar për të dëshmuar se ishte mjaftueshëm i mirë, Hakimi fitoi Bundesligën, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 17 asistime në 73 ndeshje gjatë dy sezoneve.

Real Madridi refuzoi të kërkonte shërbimet e tij dhe e shiti te në Itali te Interi, klubi që iu bashkua në vitin 2020 dhe ishte një pjesë integrale e skuadrës së Antonio Contes që solli një titull për herë të parë pas një dekade.

Më në fund, në vitin 2021, pas një udhëtimi të gjatë me batica dhe zbatica, Hakimi më në fund u njoh për talentin e tij kur bëri një lëvizje të suksesshme te kampioni francez PSG për rreth 83 milionë dollarë.

Mund të tingëllojë e çuditshme të thuash se një 24-vjeçar është një drejtues i vërtetë i një ekipi kombëtar, megjithatë loja e shkëlqyer e Hakimit ka qenë një nga konstantet e pakta që mbështetësit e Marokut mund të mbanin gjatë tre viteve të fundit.

Kur lojtarë si Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui u përplasën me ish-drejtuesit, sjellja e Hakimit ishte gjithmonë njëzëri e paqortueshme. Ish-menaxheri i Marokut, Vahid Halilhodzic, i cili është nga Bosnja, e përdori atë si një matës për perspektivat e mundshme gjatë një konference rutinë për shtyp.

“Përqindja e yndyrës së trupit të Hakimit është 7 për qind, ndërsa lojtarët e tjerë marokenë që luajnë në ligën vendase kanë një masë dhjamore që varion midis 13 dhe 16 për qind”, kishte thënë Halilhodzic.

Në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021, ishte Hakimi – një mbrojtës – që ka shënuar dy gola vendimtarë.

Aftësia e tij e pandërprerë për t’u rritur kur skuadra ka nevojë është arsyeja pse askush nuk u befasua kur e pa atë të ekzekutonte penalltinë vendimtare të penalltisë kundër Spanjës të martën në mbrëmje.

Dhe kjo është arsyeja pse te Hakimi do të mbështeten, edhe një herë, për të ngritur lojën e tyre dhe për të ndihmuar Marokun për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës. /Telegrafi/