LAJMI I FUNDIT:

Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata e Tiranës cakton masën ‘arrest me burg’ për mjekun Dervish Hasi

Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata e Tiranës cakton masën ‘arrest me burg’ për mjekun Dervish Hasi

Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit në burg për mjekun Dervish Hasi, që abuzoi me një të mitur.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën Penale. Mjeku akuzohet nga Prokuroria për trafikimin e të miturve dhe pornografi.


Sipas hetimeve, 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të pestë personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

Kishte tri gra dhe shfrytëzoi seksualisht edhe të miturën, detaje për mjekun 42-vjeçar në Shqipëri
Lexo po ashtu Kishte tri gra dhe shfrytëzoi seksualisht edhe të miturën, detaje për mjekun 42-vjeçar në Shqipëri

E mitura 16-vjeçare kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

Paraprakisht dyshohet se ai e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do të bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia mori informacion për këtë shfrytëzim dhe ndërhyri kur e mitura shkoi në banesën e 42 vjeçarit.

Dervish Hasi është emër i njohur për policinë, pasi i është vënë tritol në vitin 2019. Ai është i hetuar dhe për vepra kriminale më herët por nuk janë provuar. /Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori