LAJMI I FUNDIT:

Kishte tri gra dhe shfrytëzoi seksualisht edhe të miturën, detaje për mjekun 42-vjeçar në Shqipëri

Kishte tri gra dhe shfrytëzoi seksualisht edhe të miturën, detaje për mjekun 42-vjeçar në Shqipëri

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e mjekut Dervish Hasi.

Sipas burimeve, policia ka tentuar të pyesë 3 gratë e tij, por asnjëra prej tyre, pavarësisht insistimit të policisë, nuk ka pranuar të flasin dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen e rëndë.


Në të njëjtën linjë mësohet se ka qenë edhe 42-vjeçari, i cili në pjesën më të madhe të pyetje të policisë është shprehur me “po” ose “jo”, duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen edhe pse ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri.

Vajza e mitur është tentuar të merret në pyetje dhe e vetmja gjë që ka deklaruar është se ka shkuar me dëshirë, por për shkak të hezitimit për situatën, nuk është vijuar më tej dhe pritet të merret edhe një herë tjetër në pyetje në prani të psikologut.

Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, detaje tronditëse pas arrestimit të 42-vjeçari kirurg dhe besimtar
Lexo po ashtu Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, detaje tronditëse pas arrestimit të 42-vjeçari kirurg dhe besimtar

Familja e vajzës janë shprehur se nuk kanë qenë dakord, por nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga Hasi. Ndonëse sipas burimeve ka qene familja e vajzës që ka kryer denoncimin.

Pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar, uniformat blu i ka sekuestruar edhe celularin ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 bashkëjetueseve të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare.

Dervish Hasi nuk është një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa vetëm dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake i zbërthyer nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku. Pavarësisht se ky i fundit implikoi Hasin si një nga personat që kishte kthyer banesën e tij në vend për mbajtjen e armëve dhe municioneve, këto akuza nuk provuan./syrinet./