LAJMI I FUNDIT:

Abuzimi i 3 vjeçares nga logopedi, reagon Forumi i Aftësisë së Kufizuar: Jemi të brengosur për torturat psiqike që i janë shkaktuar

Abuzimi i 3 vjeçares nga logopedi, reagon Forumi i Aftësisë së Kufizuar: Jemi të brengosur për torturat psiqike që i janë shkaktuar

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ka reaguar në lidhje me gjuhën dhe keqtrajtimin e 3 vjeçarës nga logopedi.

Përmes një komunikate për media ata e shprehen shqetësimin e tyre duke u shprehur të tronditur me rastin.


“Jemi thellësisht  të shqetësuar me atë çfarë ka ndodhur me të miturën ku shahet dhe ofendohet nga logopedi Fazliu dhe stafi i tij. Gjuha, sjellja dhe abuzimi verbal ndaj vogëlushes na lë të dyshojmë se i njëjti logoped mund të ketë abuzuar edhe me fëmijë të tjerë të cilët prindërit apo kujdestarët ligjorë i kanë dërguar në mjekim te logopedi Fazliu dhe të stafi i kësaj ordinance”.

Tutje ky forum kërkoi nga institucionet e shtetit që të hetohet rrënjësit ky rast në mënyrë urgjente në mënyrë që të dihet saktë se çfarë ka ndodhur me 3 vjeçaren.

“Ne kërkojmë nga institucionet e shtetit tonë që në mënyrë urgjente ta trajtojnë këtë rast dhe të hetojnë rrënjësisht se çfarë ka ndodhur me vogëlushen 3 vjeçare, por edhe me të gjithë pacientët e tjerë në veçanti ata me aftësi të kufizuar.Të drejtat e fëmijëve dhe në mënyrë të veçantë të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet t’u garantohet zhvillimi personal, si; mirëqenia, mbrojtja nga lëndimet dhe e drejta për mbrojtje. Në këtë rast institucionet tona nuk kanë arritur të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës me autizëm”, thuhet në komunikatën e lëshuar për medie.

Forumi u shpreh i shqetësuar edhe për gjendjen psiqike të vajzës pas keqtrajtimit.

“Ne jemi shumë të brengosur për torturat psiqike dhe emocionale që i janë shkaktuar 3 vjeçares nga logopedi dhe pasojat që mund ta rëndojnë gjendjen e saj dhe të familjarëve, gjithashtu. Në të gjitha ligjet dhe vendimet juridike, mirëqenia e fëmijës është parësore, prandaj shteti është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori