LAJMI I FUNDIT:

Abrashi takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Abrashi takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Abrashi së bashku me kryetarin Fadil Shurdhaj, dhe sekretarin Enver Krasniqi biseduan për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes për këtë shoqatë.


“Abrashi theksoi se bazuar në përgjegjësitë që ka MPMS-ja, do të mundohet që çdo herë të jetë afër kësaj kategorie të ndjeshme në përkrahjen e kërkesave të tyre për rehabilitim sipas mundësive buxhetore. Kryetari i shoqatës . Fadil Shurdha duke falënderuar ministrin Abrashi për përkrahje, njëherit kërkoi nga ministria që të përkrahë edhe këtë vit programet për rehabilitim të prezentuara nga shoqata, si dhe të shikojë mundësinë për financimin apo sigurimin e mjeteve financiare nga Qeveria e Republikës së Kosovës për realizimin e projektit për protezat e invalidëve të luftës”, thuhet në njoftimin për media.

Abrashi dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, biseduan për mundësinë e krijimit të një komisioni të përbashkët, ku do të përfshiheshin përfaqësuesit e të gjitha shoqatave dhe institucioneve qeveritare të linjës që do të merren me shqyrtimin dhe analizimin e tërë pakos ligjore të përfituesëve të skemave pensionale që përfitojnë nga shteti, po ashtu u pajtuan që të fillojë implementimi dhe zbatimi i rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori