LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Nuk po shohim rezultat, përkundër zhurmës për autobusët (Video)

Abrashi: Nuk po shohim rezultat, përkundër zhurmës për autobusët (Video)

E plotësuar- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka prezantuar planin e tij për rregullimin e trafikut në kryeqytet.

“Rregullimi i trafikut është një prej top prioriteteve”, është shprehur Abrashi, njofton Klan Kosova.

“Në Prishtinë brenda ditës hyjin 100 mijë vetura. Për këtë duhet të bëhet zgjidhje, duhet bashkëpunim me taksitë dhe duke intervenuar në projekte infrastrukturore. Kemi paraparë një numër të madh të nënkalimeve dhe mbikalimeve në Prishtinë. Do të krijojmë rreth gjashtë mijë vendparkingje. Do të bëjmë funksionalizim i parkingut mbrapa Pallatit të Rinisë dhe parkingjeve të tjera”, ka thënë ai ndër të tjera.

Abrashi ka thënë se katër vitet e fundit është folur për autobusë, planin e mobilitetit, parkingun nëntokësor por asnjëra nuk është realizuar.

“Ka kompani që kanë numër më të madh të autobusëve. Me parkingun te filologjiku duhet ta demantojë Ahmetin, pasi UP ka refuzuar ndërtimin e tij për shkak të ndryshimit të planit dhe shtimin për afarizëm dhe për këtë është refuzuar”.

“Jemi në një situatë ku katër vjet flitet për mobilitet dhe nuk ka mobiliteti. Nuk po shohim rezultate përkundër një zhurme për autobusët”.

“Autobusët tjerë nuk po vijnë për shkak të mos kryerjes së obligimeve nga komuna. Komuna e Prishtinës në vazhdimësi jep subvencione për trafikun publik”, është shprehur Abrashi.

…………………….

Abrashi: Prishtinës do t’ia kthejmë imazhin e humbur për katër vitet e fundit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka treguar shkurtimisht disa prej arsyeje se pse duhet votuar atë para kundërkandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

“Katër vitet e fundit kanë qenë katër vite të humbura për Prishtinën”.

“Janë bërë dëme të mëdha financiare dhe nuk ka pasur vullnet për projekte në infrastrukturë”, ka thënë Abrashi në debatin në Klan Kosova.

“Kërkoj mandatin për punët e mira që duhet të ndodhin. Fillojmë me planin tonë për fondin e punësimit, uljen e tatimit në pronë, të fillojmë me projekte infrastrukturore, ndërtimi i shkollave, salla koncertale etj”, është shprehur ai.

“Prishtinës do t’ia kthejmë imazhin që e ka humbur në katër vitet e fundit”.

Ai ka thënë se do të investojnë në sport dhe kulturë.

“Ne synojmë që të investojmë në zonën e Gollakut me anë të së cilës synojmë të rrisim numrin e të punësuarve”, ka thënë Abrashi.

Në trend

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Kalo në kategori