LAJMI I FUNDIT:

Abrashi për skandalin e “dy milionëve”: Diçka është zbuluar në Kosovë e diçka në Turqi

Abrashi për skandalin e “dy milionëve”: Diçka është zbuluar në Kosovë e diçka në Turqi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi thotë se shërbimi civil ka nevojë për një reformë të thellë.

Abrashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se në administratë dhe sektorin e gjendjes civile ka punëtorë që nuk dinë as të nënshkruajnë dokumente.


“Ka zyrtarë në shërbimin civil që nuk dinë asnjë dokument ta nënshkruajnë dhe unë kam shumë probleme me ta. Por në këtë rast e mira është që skandali u zbulua dhe e kanë zbulua zyrtarë të mirë që punojnë në Ministrinë e Infrastrukturës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Këta persona që kanë zbuluar këtë skandal kanë të bëjnë me mbi 8 mijë transaksione në vit. E mira është zbuluar skandali dhe në hetim janë kyçur, policia, intelegjenca financiare. Diçka kanë zbuluar këtu, diçka në Turqi, se nuk dua të përzihem në këto punë. Pra janë dukë i rënë pas kësaj pune”.

Abrashi thotë se Qeveria do ta bartë një kosto por sipas tij më këtë veprim u bëhet e qartë abuzuesve se nuk mund të kalojnë.

Abrashi tregon si u zbulua skandali i “dy milionëve” nga zyrtarët e MI-së
Lexo po ashtu Abrashi tregon si u zbulua skandali i “dy milionëve” nga zyrtarët e MI-së

Ministri i Infrastrukturës thotë se është pozitive që askush nga qeveria nuk ka dashur ta fshehë këtë skandal por e kanë bërë publik menjëherë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori