LAJMI I FUNDIT:

Abrashi paralajmëron shqyrtimin e ofertave për koalicione

Abrashi paralajmëron shqyrtimin e ofertave për koalicione

Lidhja Demokratike e Kosovës si subjekti i tretë i dalë nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, këto ditë do të shqyrtojë ofertat për koalicione.

Këtë e ka konfirmuar, Arban Abrashi, duke paralajmëruar mbledhje të kryesisë së kësaj partie për këtë çështje, shkruan arbresh.info.


“Besoj që gjatë ditëve ne vijnë Kryesia do to shqyrtoj të gjitha kërkesat”, është shprehur Arbashi.

Ai ka bërë të ditur se së pari, kjo parti politike do të presë certifikimin e rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të vazhduar më tutje.

Aktualisht janë duke u procesuar rezultatet për deputetë, dhe sipas drejtuesve të KQZ-së deri në certifikim të rezultateve përfundimtare procesi mund të zgjasë deri në tri javë.