LAJMI I FUNDIT:

Abrashi nga ‘Demokraci Plus’: Amerika nuk është e interesuar të përfshihet direkt në dialog

Abrashi nga ‘Demokraci Plus’: Amerika nuk është e interesuar të përfshihet direkt në dialog

Hulumtuesi nga ‘Demokraci Plus’, Emir Abrashi thotë se SHBA do të bëjë presion mbi palët në dialog.

Ai në RTV Dukagjini thotë se krahasuar me Administratën Obama, Administrata Biden kanë një rol më aktiv në dialog.


“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara të përfshihen direkt në dialog, dhe me ardhjen e Biden në Shtëpinë e Bardhë “topi” i është kthyer Bashkimit Evropian sa i përket dialogut. Megjithatë Administrata Biden do të jetë më aktive se ajo Obama në dialog duke i asistuar BE-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Abrashi thotë se megjithatë një involvim i drejtpërdrejtë i SHBA në dialog do të mund të nxiste Serbinë që të kërkojë involvimin e Rusisë apo Kinës në dialog.

“SHBA nuk është e interesuar që në këtë proces të futen edhe Rusia apo Kina”.

Anëtari nga shoqëria civile thotë se qeveria sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të lëshojë pe ose do të duhet të lëshojë rrugë.

Sipas tij nëse nuk lëshohet pe do të rrezikohet dialogu dhe raportet me aleatët.

Abrashi thotë se SHBA ka dërguar në Ballkan ambasadorë me shumë eksperiencë dhe sipas tij kjo do ta pamundësojë ndonjë bllokadë të dialogut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori