Hulumtuesi nga Demokraci Plus, Emir Abrashi thotë se raportet e Kosovës me Amerikën nuk janë në periudhën më të mirë të mundshme.
Ai në RTV Dukagjini thekson se vizita disaditore e Presidentes dhe Ministres së Jashtme në territorin e SHBA dhe mosrealizimi i ndonjë takimi me zyrtarët e Departamentit të Shtetit nuk është sinjal i mirë.
“Që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti nuk kemi pasur ndonjë takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe SHBA-së. Ne nuk po shfrytëzojmë lidhjet historike që Kosova ka me Presidentin Biden. Biden ka qenë gjithmonë mbështetës i Kosovës dhe ka vizituar vendin tonë”, tha ai.
“Duket sikur ka një hezitim të SHBA-së për t’i pritur liderët tanë, pavarësisht se ka interesim nga liderët tonë. Ka insistim nga liderët tonë për të shkuar në SHBA dhe nuk kemi ndonjë përgjigje pozitive nga Uashingtoni, kjo nënkupton që nuk jemi në nivelin më të mirë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së”, shprehet Abrashi.
Tutje thotë se edhe refuzimi i Kosovës për projektet strategjike amerikane mund të jetë ndër faktorët e marrëdhënieve Kosovë-SHBA.
“Ky refuzim i SHBA-së mund të jetë një sinjal se ata nuk pajtohen me qasjen që ka Kosova ndaj projekteve strategjike amerikane”.
Hulumtuesi nga Demokracy Plus shton se Kosova pa mbështetjen e Amerikës nuk mund të arrijë sukses as në dialog.
“BE nuk e ka fuqinë që të bëjë presion ndaj Serbisë ashtu si e ka SHBA-ja”, deklaroi Abrashi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë