LAJMI I FUNDIT:

ABGJ subjekteve politike: Respektojeni Ligjin për Barazi

ABGJ subjekteve politike: Respektojeni Ligjin për Barazi

Agjencia për Barazi Gjinore e Republikës së Kosovës, në kuadër të Zyrës së kryeministrit, ka reaguar përmes një komunikate, ku ju përkujton subjekteve politike, pjesëmarrës në fushatën elektorale për zgjedhje të parakohshme parlamentare të 11-të qershorit 2017, respektimin dhe zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës neni 6-të, pika (8-të)  për përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative me përfaqësim 50 për qind për secilën gjini.

“Agjencia ju përkujton subjekteve politike se një përfaqësim i barabartë gjinor në vendim-marrjen politike e legjislative të vendit është reflektim dhe zbatim i drejtpërdrejtë si dhe jetëson Kushtetutën e Kosovës sipas së cilës Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore”, thuhet në komunikatë.


Sipas tyre, barazia gjinore është vlerë themelore për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe duhet të përshkojë listat zgjedhore për përfaqësim të barabartë.

Gjithashtu, kjo agjenci ka kërkuar nga subjektet politike që gjatë fushatës elektorale të shmangin gjuhën seksiste, të dhunshme dhe stereotipat gjinore.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori