LAJMI I FUNDIT:

Abdylmenaf Bexheti: Diplomatët amerikanë vijnë me kërkesa konkrete

Abdylmenaf Bexheti: Diplomatët amerikanë vijnë me kërkesa konkrete

Në një intervistë për Tv Telma, ish-politikani dhe akademiku, Abdylmenaf Bexheti, ka komentuar vizitën e ndihmës-sekretares amerikane, Victoria Nuland, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaron se diplomatët amerikanë vijnë në Maqedoni me kërkesa konkrete, ndërkaq konsideron se në marrëveshjen e Përzhinos ka një gabim. Sipas tij, gabimi qëndron në atë se marrëveshja nuk parasheh sanksione në rastet kur nuk respektohet ajo./Telegrafi/