LAJMI I FUNDIT:

​Abdixhiku bëri homazhe te varri i Ahmet Krasniqit, kërkon drejtësi për vrasjen e tij

​Abdixhiku bëri homazhe te varri i Ahmet Krasniqit, kërkon drejtësi për vrasjen e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku e anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik në 24 vjetorin e vrasjes së ish- ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ahmet Krasniqi, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij.

Homazhe pranë varrit të Ahmet Krasniqi kanë bërë edhe familjarë, miq dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Koloneli Ahmet Krasniqi ishte vrarë në natën e 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë ku ende nuk është zbardhur rasti i vrasjes së tij.


Abdixhiku tha se vrasja e Ahmet Krasniqit ishte e rëndë derisa theksoi se mos zbardhja e rastit të kësaj vrasje është edhe më e rëndë.

“Vrasja e tij është humbje për popullin tonë por dhimbje e dyfisht është mos zbardhja e fatit të kësaj vrasje të rëndë tash e 24 vite. Mbesim të përkushtuar që të kërkojmë drejtësi për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë Kosovën”, tha ai, raporton kp.

Behxhet Krasniqi vëllai i kolonelit Ahmet Krasniqi tha se vrasja e tij për familjen është e vështirë dhe për të cilën presin që të zbardhet kjo ngjarje.

“Ky është përvjetori i radhës që nga vrasja e Ahmet Krasniqit, një vrasje makabër në shtetin amë të cilën presim që vitet që vijnë ose viti i ardhëm ta zbardhë vrasjen e tij dhe vrasjet e tjera. Shumë e vështirë është vrasja e tij por ne po mundohemi me qenë në rrugë në saje të miqve, bashkëpunëtorëve të vëllait dhe të subjekteve politike. Ne po qëndrojmë pak më të fortë dhe po shpresojmë e po punojmë që vrasja e vëllait tonë të zbardhet njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori