LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku për vizitë në familjen Rugova: Të shkosh në atë shtëpi është si të vizitosh një muze kombëtar

Abdixhiku për vizitë në familjen Rugova: Të shkosh në atë shtëpi është si të vizitosh një muze kombëtar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar familjen e Presidentit historik Ibrahim Rugova, ku është pritur nga familja Rugova.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se vizita në shtëpinë e familjes Rugova është sikurse të vizitosh muzetë kombëtare.

“Presidenti Rugova është Ati Themeltar i shtetit tonë. Ai është inspirim i përditshëm për punën time si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe natyrisht emri i tij dhe trashëgimia politike që ai ka lënë në LDK në veçanti dhe në Kosovë në përgjithësi, do të jenë udhë-rrëfim për ne që këtë shtet ta bëjmë dinjitoz ashtu siç e ëndërruan gjeneratat e arta të intelektualëve më të shquar që pati Republika jonë”, shkruan Ambdixhiku.

Postimi i plotë:

Bashkë me Albinën dhe Erën, sot, bëmë një vizitë shumë të veçantë.

Ishim në shtëpinë rezidencë të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova në Velani, ku u pritëm ngrohtësisht nga zonja Fanë dhe anëtarët e tjerë të familjes së Presidentit Rugova.

Të shkosh në atë shtëpi është si të vizitosh një muze kombëtar. Gjenë aty gjithçka që e ka rrethuar Presidentin Rugova; nga vendi i punës, salloni i pritjes së mysafirëve, libra të shumtë, gurët e tokës së Kosovës, fotografi e përplot gjëra të tjera me vlerë që për secilën ka një rrëfenjë të historisë moderne tē Kosovës.

Me zonjën e parë të Kosovës për plot 16 vjet, Fanën, biseduam për përpjekjet e familjes në kohën më të vështirë tonën, për Presidentin, përkushtimin e tij për çështjen e Kosovës, Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë dhe për atë se si e shihte ai shtetin tonë në një të ardhme për gjeneratat e reja, atë të fëmijëve tuaj, Erës sime, Evës e Lekës – mbesave e nipave të tij – e gjithë të tjerëve pa dallim.

Kosovën e tij e jetojmë sot. Presidenti Rugova është Ati Themeltar i shtetit tonë. Ai është inspirim i përditshëm për punën time si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe natyrisht emri i tij dhe trashëgimia politike që ai ka lënë në LDK në veçanti dhe në Kosovë në përgjithësi, do të jenë udhë-rrëfim për ne që këtë shtet ta bëjmë dinjitoz ashtu siç e ëndërruan gjeneratat e arta të intelektualëve më të shquar që pati Republika jonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori