LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku për tensionet në Kuvend: Dhuna nuk është mjet politik, por shëmti e patolerueshme

Abdixhiku për tensionet në Kuvend: Dhuna nuk është mjet politik, por shëmti e patolerueshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përleshjeve fizike që ndodhën gjatë seancës të enjten në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Abdixhiku e ka cilësuar këtë ngjarje si “një episod i errët i historisë parlamentare në vend” dhe ka theksuar rëndësinë e kohës aktuale për Kosovën dhe të ardhmen e saj si shtet.


Ai ka theksuar se dhuna nuk është një mjet për të arritur qëllimet politike dhe se ajo nuk duhet toleruar.

Kreu i LDK-së ka shtuar se dhuna në Kuvendin e Kosovës është një shëmti dhe e shpërfytyron demokracinë dhe kulturën politike.

“Një episod i errët i historisë parlamentare në vend; në një kohë kritike për Republikën dhe të ardhmen tonë si shtet. Dhuna nuk është mjet, nuk ishte as sot e nuk ishte as dje. Dhuna në Kuvendin e Kosovës është shëmti. Ajo shpërfytyron vet demokracinë dhe kulturën politike për të cilën kemi nevojë si shoqëri”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Konjufca, opozitës: Në zgjedhje shkojmë kur të doni
Lexo po ashtu Konjufca, opozitës: Në zgjedhje shkojmë kur të doni

Nga ana e tij, LDK-ja e refuzon këtë qasje dhe gjithashtu refuzon gjuhën polarizuese dhe përçarëse që, sipas tij, është bërë një standard sjelljeje për pushtetin.

“LDK e refuzon këtë qasje si mjet. Siç dhe refuzon gjuhën polarizuese, përçarëse e nxitëse që është bërë tashmë standard i sjelljes së pushtetit”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së ka ka theksuar se rruga e Kosovës duket se është e humbur, dhe se vendi ka nevojë për një rrugë të re, të tretë, që do ta bënte atë një vend normal, të zhvilluar dhe euroatlantik.

Abdixhiku u ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve të bashkohen në këtë rrugëtim të LDK-së drejt një zgjimi kolektiv dhe vendosjes së vlerave euroatlantike.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori