LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Murati nuk di t’i lexojë raportet

Abdixhiku: Murati nuk di t’i lexojë raportet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati duke thënë se nuk di t’i lexojë raportet.

Abdixhiku gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës është shprehur se reagimi i Qeverisë lidhur me rritjen e çmimeve është shumë i vonshëm, shkruan Telegrafi.

“Reagimi është shumë i vonshëm, ka tetë muaj që po rriten çmimet, për më tepër këta nuk e kuptojnë se sa e kanë inflacionin, thonë se është 12 për qind, pra e krahasojnë muaj për muaj, por tani kemi filluar ta nxëmë një vit prapa inflacionin”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, aktualisht inflacioni është rreth 20 për qind.

“Ky nuk e di se çfarë është inflacioni nga dita që ka hyrë në punë, nuk di t’i lexon raportet e zyrës së vetë. 19.3 për qind është inflacioni prej se ke ardhur ti [Murati] në pushtet”, përfundoi ai. /Telegrafi/