LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku mori kredi 154 euro për shpenzime të jetesës

Abdixhiku mori kredi 154 euro për shpenzime të jetesës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej mbi 400 mijë euro.

Sipas asaj që ka deklaruar, Abdixhiku ka shtëpi me sipërfaqe 214 metra katrorë në vlerë prej 200 mijë eurove në pronësi të përbashkët. Këtë shtëpi ka thënë se e ka blerë në vitin 2014, nga kursimet dhe kredia bankare.


Po ashtu, Abdixhiku ka deklaruar në AKK një shtëpi tjetër me sipërfaqe 200 metra katrorë në pronësi të prindit, e cila kap vlerën e 150 mijë eurove.

Te pasuria e paluajtshme, i pari i LDK-së ka deklaruar edhe një tokë pune 1.50 hektarë, në pronësi të prindit e cila kap vlerën e 90 mijë eurove.

Tutje, ai ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes edhe një veturë mercedes të blerë me kredi në vitin 2019, që ka vlerë 25 mijë euro.

Sa i përket parave të gatshme, Abdixhiku ka deklaruar se ka 11 mijë e 696 euro dhe 29 dollar, ndërsa në pronësi të bashkëshortes ka deklaruar 4 mijë e 272 euro.

Kreu i partisë opozitare ka deklaruar se ka edhe detyrime financiare. Sipas tij, një e ka në vlerë prej 22 mijë e 781 për blerje të veturës, një tjetër në vlerë prej 154 euro për shpenzime të jetesës. Të gjitha këto detyrime të përbashkëta. Ndërsa, detyrime në vlerë prej 10 mijë eurove i ka deklaruar në emër të bashkëshortes për renovim. /Telegrafi/