LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku kritikon ashpër marrëveshjen mes PAN-it dhe AKR-së

Abdixhiku kritikon ashpër marrëveshjen mes PAN-it dhe AKR-së

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar ashpër arritjen e marrëveshjes mes PAN-it dhe AKR-së.

Abdixhiku me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar këtë koalicion duke e quajtur si një “pazar i ulët”, “pa parim” dhe “pa kurriz”.


Sipas deputetit të LDK-së që deri sot ka qenë në koalicion me AKR-në, Kosova ka merituar më shumë nga zgjedhjet e mbajtura në qershor.

“Një bashkëpunim që mbështetet në kontrabandë, tregtarë votash, mashtrim të qytetarëve dhe në Beograd, s’mund të jetë alternativë e dinjitetshme për Republikën. Është veçse një pazar i ulët, pa parime, pa moral e pa kurriz. Është arsye pse politika shihet sot si profesion i pistë, e Kosova si vend i pa shpresë. Qytetarët meritonin më mirë, Kosova meritonte më shumë”.

“Triumfi i kapësve me argat e sekserë bashkë është fitore e përkohshme e së mbrapshtës ndaj së drejtës. Si e tillë, ajo s’mund dhe s’do të ketë jetë të gjatë.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori