LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kompanitë e pastrimit janë në terren 24 orë, rrugët janë të kalueshme

Abdixhiku: Kompanitë e pastrimit janë në terren 24 orë, rrugët janë të kalueshme

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se edhe pas reshjeve të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se kompanitë e pastrimit do të jenë në terren 24 orë.

Abdixhiku në një linjë telefonike për Zyrën e Ankesave kërkoi kujdes të shtuar nga vozitësit, ndërsa bëri të ditur se në shtatë rajone kanë nga dy kompani që merren me mirëmbajtjen e rrugëve.


“Kompanitë kanë bërë punë të shkëlqyeshme gjatë gjithë mbrëmjes… Kanë punuar në hapjen e rrugëve. Sot në mëngjes kam marr raportin dhe rrugët rajonale janë të hapura”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ai tha se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore janë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostradave, të mbikëqyrura vazhdimisht edhe nga përgjegjësit e ministrisë.

Ministri tha se reshjet e borës janë të mirëpritura pasi mbushen liqenet.

“Kemi pasur probleme me të gjitha pikat grumbulluese të ujit. Kjo reshje bore nuk mjafton normalisht, por është fillim i mirë”, tha ministri.

Abdixhiku kërkoi që vozitësit të kenë kujdes, sidomos në pjesën perëndimore të vendit kur reshjet e borës janë më të mëdha.

Ndryshe, për çdo emergjencë që mund të keni lidhur me rrugët që janë në përgjegjësi të MIT, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra: 044 130 069 dhe 044-158-914. /Telegrafi/