LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku në SHBA kërkon që Bondsteel-it të jetë bazë ushtarake e përhershme

Abdixhiku në SHBA kërkon që Bondsteel-it të jetë bazë ushtarake e përhershme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku gjatë vizitës që bëri të mërkurën në Kongresin e SHBA-së, ka kërkuar që Bondsteel-it të jetë bazë ushtarake e përhershme.

Abdixhiku përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se kongresmeni demokrat, Dutch Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike.


“Në Kongres u prita dhe nga kongresmeni demokrat Dutch Ruppersberger. E urova për rizgjedhjen në mandatin e ri. Përvoja e tij disa dekadësh në politikën amerikane është vlerë e jashtëzakonshme. Roli i tij në administratën e tanishme dhe simpatia e përhershme për Republikën e Kosovës është mundësi e madhe për ne.

Shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë. Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kongresmenin Dutch Rulpersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Telegrafi/