Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar sërish qeverinë për tenderët njëburimor.
Në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Abdixhiku ka thënë se “Derisa po flasim, dikush në VV është duke nënshkruar një tender sekret.
“Dikush në shtetin e Vetëvendosjes është duke nënshkruar, jo përgatitë, një tender sekret, një tender sekret në ditë pune. Kjo praktikë po rritet vitin e parë ishin 30 milionë euro se ishte fillimi, vitin e dytë u bënë 70, vitin e tretë kanë qenë 109 milionë euro tenderë sekret. Atë që ne kemi bërë si parti është kërkimi i listës së tenderëve sekret dhe mes kësaj liste 781 sosh janë dy fenomene që dalin në pah”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka përgëzuar deputeten e partisë së tij, Hykmete Bajrami, që ka nisur iniciativën për hetimin e tenderëve njëburimor.
“Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë një punë të mrekullueshme në përshkrimin e një fenomeni e një praktike e njëfarë paterni të shpërndarë në gjithë sistemin publik të Kosovës. Kjo praktikë ka një emër dhe këtij emri i thonë tender sekret, që ta kuptojnë qytetarët tanë tenderët sekret janë shpërndarje e parasë së shtetit prej buxhetit tek operatorët, tek biznesi pa asnjë garë, procedurë drejt për së drejti marrëveshje direkte”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, kjo praktikë në tre vite është bërë 781 herë dhe vlera e tyre është 209 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
GoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë