LAJMI I FUNDIT:

Abbas kërkon ndërprerjen e sulmeve, dërgimin e ndihmave humanitare dhe parandalimin e shpërnguljes së palestinezëve

Abbas kërkon ndërprerjen e sulmeve, dërgimin e ndihmave humanitare dhe parandalimin e shpërnguljes së palestinezëve

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka përshkruar tre kushtet e nevojshme që autoriteti palestinez të marrë kontrollin e Gazës.

Në një intervistë për kanalin egjiptian “On”, të transmetuar në televizionin shtetëror palestinez, Abbas theksoi nevojën për një ndërprerje të plotë të sulmeve, dërgimin e ndihmave humanitare dhe parandalimin e shpërnguljes së palestinezëve, transmeton Telegrafi.


Lideri palestinez shprehu dëshirën e tij për një ndërprerje të plotë të sulmeve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, si dhe bëri thirrje për masa për parandalimin e emigrimit të detyruar të palestinezëve nga atdheu i tyre.

Ai tha se sapo Izraeli të tërhiqet nga Gaza, autoriteti palestinez do të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij dhe të marrë kontrollin e Gazës, Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit si një shtet i vetëm palestinez.

Ushtria izraelite pranon se ende po e lufton Hamasin në veri të Gazës
Lexo po ashtu Ushtria izraelite pranon se ende po e lufton Hamasin në veri të Gazës

Abbas shprehu gatishmërinë e tij për një konferencë ndërkombëtare në çdo kohë, duke theksuar gatishmërinë e tij për të shqyrtuar situatën bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar dhe krijimin e një shteti palestinez që do të përfshinte Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin.

“Izraeli dëshiron të qëndrojë këtu dhe të ndajë pjesë të territoreve palestineze. Megjithatë, bota nuk e pranon këtë. Teorikisht, SHBA është gjithashtu kundër tij”, tha Abbas.

Abbas përmendi se ka bisedime të vazhdueshme që synojnë një armëpushim. Njoftoi një takim që përfshin Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe vende të tjera për të diskutuar çështjen e armëpushimit dhe udhërrëfyesin e pasluftës.

“Izraeli, Netanyahu dhe qeveria aktuale po planifikojnë të heqin qafe palestinezët dhe administratën palestineze”, tha Abbas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori