LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq tregon arsyen pse Mali i Zi votoi pro Kosovës në Këshillin e Evropës

Abazoviq tregon arsyen pse Mali i Zi votoi pro Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi se asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme të shtetit malazez dhe se vendi po udhëheq një “politikë të përgjegjshme dhe konsekuente”.

Abazoviq së bashku me ambasadoren e Malit të Zi në Këshillin e Evropës, Bozhidarka Kruniq, e cila javën e kaluar ka mbështetur hyrjen e Kosovës në KiE, kanë raportuar para Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë.


I pari i qeverisë malazeze ka arsyetuar vendimin pro Kosovës duke iu referuar edhe marrëveshjeve të fundit të arritura mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, respektivisht Ohër.

“Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera. Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit thotë se palët nuk do ta pengojë njëra-tjetrën nëse dikush dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare”, tha ai.

Abazoviq tha se votimi është shtyrë disa herë ndërsa vendimi përfundimtar nuk është drejtuar kundër Serbisë, raporton vijesti.me.

“Kam thënë se do të votojmë për dhe kjo nuk është kundër Serbisë. Ne jemi një vend që e kemi njohur Kosovën, jemi sjellë si të gjitha vendet që e kanë njohur, por ne i kuptojmë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Në këtë mënyrë kemi një politikë konsistente. Ne jemi duke u mbështetur dialogun, ku përmes tij duhet të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe mendoj se KY VOTIM ishte në atë kontekst”, theksoi ai, duke shtuar se Mali i Zi ka marrëdhënie të mira me Serbinë.

Duke folur për platformën rajonale QUAD, e cila u lansua nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, Abazoviq tha se është një “deklaratë e përbashkët e vendeve të rajonit që kanë një politikë 100 për qind të pajtueshme me BE-në”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori