LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq kërkon që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të jenë në të njëjtën ditë

Abazoviq kërkon që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të jenë në të njëjtën ditë

Vazhdimi i negociatave të shumicës parlamentare për formimin e qeverisë së re malazeze për Dritan Abazoviqin nuk është një opsion real.

Ai tha gjithashtu se nga pikëpamja e racionalizimit do të ishte logjike që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe presidenciale të mbahen në të njëjtën ditë.

“Zgjedhjet presidenciale duhet t’i shpallim shpejt dhe shpresoj që kryetari i Kuvendit ta bëjë këtë, dhe zgjedhjet parlamentare duhet të jenë rezultat i marrëveshjes për shkurtimin e mandatit”, tha kryeministri në largim.

I pyetur nëse ka mundësi që negociatat e shumicës parlamentare të vazhdojnë, kryeministri dhe kreu i GP URA u shprehë, “Realisht nuk e shoh se si mund të kthehemi sërish në të njëjtën tryezë dhe të kemi një situatë të ngjashme”, dhe shtoi se politikanët shpesh dinë të befasojnë.

“Nëse ka një befasi, shpresojmë pozitive, atëherë nuk ka probleme”, tha ai, raporton rtcg.

I pyetur nëse e përjashton mundësinë e formimit të Qeverisë së 44-të, kryeministri thotë se “Nuk kam çfarë të them më për këtë. Unë kuptoj interpretime nga më të ndryshmet, por qeveria nuk mund të formohet në atë mënyrë që, përveç presidentit, i cili iu afrua situatës seriozisht dhe me përgjegjësi, të mos dimë zgjidhje programore apo kadrore të asaj qeverie, përveç mandatarit. Mendoj se është joserioze”.

Ndryshe, Abazoviq ishte shkarkuar pas nënshkrimit të “Marrëveshjes Themelore” me Kishën Ortodokse të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori