LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Me urdhër të Kurtit ma ndërruan ulësen në Kuvend, deshën të orkestrojnë përplasje fizike

Abazi: Me urdhër të Kurtit ma ndërruan ulësen në Kuvend, deshën të orkestrojnë përplasje fizike

Deputeti i larguar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, deklaroi të mërkurën se me urdhër të kryeministrit Albin Kurti dhe pa paralajmërim, i është ndërruar ulësja në Kuvend.

Në një postim në Facebook, Abazi shkroi se është urdhëruar që në vendin e tij të ulet deputeti Besim Muzaqi dhe afër tij është zhvendosur Sali Zyba.


“Incidenti i radhës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Kur shkova te ulësja në kuvend, me urdhër të Kurtit dhe pa paralajmërim, nga Çadra e Gadafit, kishin urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që të ulet në vendin tim, duke e hequr kartelen time nga aparati , dhe afër tij kishin zhvendosur Sali Zybën. Kaq fuqi kanë, kaq dije kanë dhe me këto gjëra merren, kush ku ulet dhe me kënd flet. Turp Krejt dhe Drejt!”, tha deputeti.

Sipas tij, kjo është bërë për të mbuluar “dështimin” në Bruksel të një rezultati siç tha ai negative, “që ka orientuar procesin drejt ose kompromisit që e dështon rendin kushtetues të vendit ose e izolon Kosovën nga perëndimi”.

Ai tutje u shpreh se më këtë veprim, është synuar që në Kuvendin e Kosovës të orkestrohet një skandal e përplasje fizike me Sali Zybën.

“Asnjë kuptim tjetër nuk kishte prezenca e përforcuar e Zybës. Ky mentalitet politik i Kurtit është dëshpërues dhe veprim fëmijësh. Nuk ka rëndësi ku ulem, në cilën pjesë të parlamentit apo në cilin kapacitet do të flas, unë jam betuar për të thënë të vërtetën dhe për të mbrojtur interesin publik të vendit tim. Albini nuk na paska kenë ndryshimi, Albini është vazhdimi”, shkroi Abazi./Telegrafi/