LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Rrëzimi i tashëm i Qeverisë do të ishte fundi i PDK-së

Abazi: Rrëzimi i tashëm i Qeverisë do të ishte fundi i PDK-së

Analisti politik, Haki Abazi duke komentuar qëndrimet e ndryshme të partnerëve të koalicionit,  AAK e PDK, karshi çështjes së demarkacionit, ka thënë se rrëzimi i qeverisë shënon fundin e PDK-së.

Sipas Abazit, PDK duhet pranuar kompromisin për demarkacion pasi që ka qenë vet kjo parti e cila gjatë këtij procesi ka bërë gabime.


“PDK nuk është në situatë për të diktuar agjendën më. Është e dobët në nivelin qendrorë dhe ka pësuar debakël në zgjedhjet lokale. Rrëzimi i Qeverisë tani shënon fundin e PDK.

Kompromisi për demarkacionin duke pranuar që PDK ka bërë gabime në hapa dhe në proces mund të jetë i domosdoshëm për të ecur para në agjendën Euro-Atlantike”, ka deklaruar Abazi për Gazetën Blic.

Ai më tej ka thënë se brenda koaliconit ka qëndrime të ndryshme në lidhje me Demarkimin me Malin e Zi.

“Ka tri qëndrime të ndryshme për Demarkacionin. Një është e presidentit dhe rrjedhimisht qëndrimi i PDK që është për ratifikim të marrëveshjes por jo të gjithë deputet e PDK e përkrahin atë version.
E dyta, është qëndrimi i AAK që është kundër së bashku me VV për demarkimin sipas marrëveshjes dhe qëndrim i Behgjet Pacollit që në fakt i ofrohet qëndrimit të presidentit dhe që në mënyrë të pa kalkuluar dhe pa përgatitje ka shkuar në Mal të Zi dhe ka provokuar qëndrimin e Malit të Zi kundër çfarëdo opsioni të rishikimi”, është shprehur ai.

“Presioni është shumë i madh, Qeveria Thaçi e ka pranuar këtë kusht në procesin e liberalizimit po thuajse pa e analizuar”, tha ai.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se konsensusi për çështjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet të arrihet në fillimin e vitit të ardhshëm.

Këtë deklaratë, Hoxhaj e ka bërë në Uashington, në kuadër të një konference për Ballkanin, të organizuar nga Këshilli i Atlantikut.

“Do ta ratifikojmë marrëveshjen e demarkacionit në Kuvend, nuk mendoj se do të bëjmë ndonjë gjë tjetër”, ka thënë Hoxhaj para diplomatëve.

Kujtojmë se ka qenë Kryeminsitri Haradinaj ai i cili kishte shkarkuar komisionin e Murat Mehës duke e emëruar kështu komisionin e ri në krye me Shpejtim Bulliqin.

Partia Demokratike edhe më parë kishte përkrahur versionin e vjetër të këtij komisioni ndërsa AAK ka qenë kundër këtij versioni. /Gazeta Blic/