LAJMI I FUNDIT:

AAK zgjedh sot kryetarin dhe këshillin e përgjithshëm

AAK zgjedh sot kryetarin dhe këshillin e përgjithshëm

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor nëpër nëndegë, degë, Aleancë të Gruas dhe Rinisë, do të mbajë kuvendin zgjedhor.

Në Kuvend do të zgjidhet kryetari dhe këshilli i përgjithshëm i AAK-së.

Kuvendi nis në ora 10:00.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor tha se partia e tij do të ketë ndryshime të mëdha me njerëz të rinj.

Ai bëri të ditur se në pesë muajt e fundit janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.

“Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas… Zgjedhjet kanë qenë gjithëpërfshirëse, të hapura e me një konkurrencë të admirueshme. Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet”, tha Haradinaj para mediave.

Haradinaj flet për zgjedhjet e brendshme në AAK: Ndryshime të mëdha me njerëz te rinj, janë mbajtur mbi 400 Kuvende
Lexo po ashtu Haradinaj flet për zgjedhjet e brendshme në AAK: Ndryshime të mëdha me njerëz te rinj, janë mbajtur mbi 400 Kuvende

Haradinaj tutje tregoi që risi e këtyre zgjedhjeve të brendshme është rikthimi i Aleancës së Gruas në 23 njësi zgjedhore, ku ka rezultuar me zgjedhjen në krye të AGK-së, Diellza Kukajn.

Kujtojmë se në Prishtinë AAK rizgjodhi për kryetar të degës Brahim Mehmetaj.

Degën e Vitisë do ta udhëheq Labinot Bislimi, në Junik është zgjedhur Leonard Llolluni, kurse degën e Kaçanikut, do ta udhëheq Hafize Sallahu.

Në Lipjan, AAK zgodhi për kryetar Bashkim Budakovën. Në Fushë Kosovë do të udhëhiqet nga Vildane Latifi. Në Pejë është zgjedhur Ali Berisha, e në Deçan, Bashkim Ramosaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori