LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj flet për zgjedhjet e brendshme në AAK: Ndryshime të mëdha me njerëz te rinj, janë mbajtur mbi 400 Kuvende

Haradinaj flet për zgjedhjet e brendshme në AAK: Ndryshime të mëdha me njerëz te rinj, janë mbajtur mbi 400 Kuvende

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media ku foli për mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor në AAK.

Ai tregoi se në pesë muajt e fundit janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.


“Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas… Zgjedhjet kanë qenë gjithëpërfshirëse, të hapura e me një konkurrencë të admirueshme. Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet”, tha Haradinaj para mediave.

Haradinaj tutje tregoi që risi e këtyre zgjedhjeve të brendshme është rikthimi i Aleancës së Gruas në 23 njësi zgjedhore, ku ka rezultuar me zgjedhjen në krye të AGK-së, Diellza Kukajn.

“Risi e këtyre zgjedhjeve, është rikthimi i Aleancës së Gruas, me 23 njësi zgjedhore, që ka rezultuar me një kuvend të suksesshëm, me garë të hapur e shumë demokratike, nga i cili kuvend, u zgjodh kryetare e AGK, Diellza Kukaj, që është me mua sot”, tregoi Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj tha se në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme të AAK-së, është rikonfirmuar përcaktimi i tyre për rend dhe ligj, për shtet të fortë e të zhvilluar e të rreshtuar me botën perëndimore të udhëhequr nga Amerika, me orientimin e pandryshueshëm, anëtarësimin në NATO dhe BE.

Krejt në fund i pari i AAK-së, tregoi për punën që e ka bërë ai dhe partia e tij lidhur me qeverisjen e vendit.

“Aleanca në katër vitet që kaluan, ka luajtur një rol konstruktiv e domethënës në skenën politike e shtetërore në Kosovë. Për dy vite kemi udhëhequr me Qeverinë, e për rreth një vit, kemi qenë në bashkëqeverisje. Gjatë drejtimit të qeverisë, kemi arritur t’i kryejmë shumë punë të rëndësishme për vendin. E kemi prapësuar skenarin e ndarjes së Kosovës, Kosovën e kemi bërë me ushtri, Trepçën ia kemi kthyer Kosovës, kemi pavarësuar sistemin energjetik, kryeqytetin e kemi bërë me ligj, Serbisë ia kemi hequr tregun e Kosovën me taksën 100%. Kemi ruajtur të drejtën e korrigjimit të demarkacionit me Malin e Zi, E kemi kaluar ligjin e pagave, të cilin sot po e bllokon qeveria Kurti si dhe të arritura të tjera që qytetarët janë në dijeni për to”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori