LAJMI I FUNDIT:

AAK: Taksa 100 për qind nuk duhet të hiqet pa njohjen reciproke

AAK: Taksa 100 për qind nuk duhet të hiqet pa njohjen reciproke

Taksa 100 për qind ndaj Serbisë ka rritur prodhimtarinë e produkteve vendore dhe numrin e të punësuarve në Kosovë. Për këtë arsye, Kosova duhet të përdorë taksën si pjesë e njohjes reciproke me Serbinë. Ndërsa, reciprociteti ndaj shtetit serb vështirë se do të funksionojë, pasi është vështirë i zbatueshëm.

Kështu u tha në tryezën që grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka organizuar sot me komunitetin e biznesit lidhur me taksën 100 për qind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi derisa paraqiti arsyet e mbajtjes së taksës, tha se qeveria e re nuk duhet të largojë atë deri në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Bizneset vendore në përkrahje të reciprocitetit, Serbia duhet të paguajë çmimin për qasjen në tregun e Kosovës
Lexo po ashtu Bizneset vendore në përkrahje të reciprocitetit, Serbia duhet të paguajë çmimin për qasjen në tregun e Kosovës

Për dallim nga ky, anëtari i kryesisë së AAK-së, Blerim Kuçi kërkoi pezullim të taksës vetëm nëse negociohet për njohje të ndërsjellët.

Ndërsa, Hil Dulaj nga një kompani farmaceutike, tha se taksa ndaj Serbisë ka ngritur prodhimin vendor.

Përkrahje taksës i dhanë edhe disa nga bizneset tjera të pranishme në këtë tryezë. /KP/