LAJMI I FUNDIT:

AAK: Rritja e çmimit të energjisë e patolerueshme, po shqyrtojmë mundësinë e organizmit të protestave

AAK: Rritja e çmimit të energjisë e patolerueshme, po shqyrtojmë mundësinë e organizmit të protestave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po shqyrton mundësinë e organizimit të protestave për të kundërshtuar shtrenjëtimin e energjisë elektrike.

Kjo ka qenë njëra ndër kërkesat e kryesisë së partisë, gjatë mbledhjes së sotme.


Sipas komunikatës për medie, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Aleancës, është diskutuar për situatën aktuale politike në vend.

“Kryesia e AAK-së ka vlerësuar se rritja e çmimeve në këtë kohë është e patolerueshme. Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset. Gjithashtu, Kryesia kërkoi që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se “Aleanca ka përkrahur dhe do të lobojë vazhdimisht për miratimin e ligjit për donacionet për Ushtrinë, ku do të jepet mundësia që qytetarët, brenda vendit apo në diasporë, do të kenë mundësinë e dhurimit të mjeteve financiare për zhvillimin e Ushtrisë”.

“Kryesia e AAK-së, ka krijuar grupet punuese për monitorimin e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet. Poashtu, janë formalizuar edhe udhëheqësit apo koordinatorët e departamenteve, Seksionit për strategji dhe analizë, Forumit Ekonomik dhe zyrave profesionale”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Botë
Kalo në kategori