LAJMI I FUNDIT:

AAK-PSD mbyll fushatën zgjedhore në Gjakovë, palestra e stërmbushur nuk i zë gjithë përkrahësit

AAK-PSD mbyll fushatën zgjedhore në Gjakovë, palestra e stërmbushur nuk i zë gjithë përkrahësit

Koalicioni AAK-PSD e ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Gjakovë, ku liderët e këtij koalicioni janë shprehur të bindur nga përkrahja e madhe që kanë marrë sonte në Gjakovë dhe gjatë ditëve të kaluara në gjithë Kosovën.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka qytet tjetër që u rreshtua më fuqishëm se Gjakova me 119, e kjo është porosi e mirë për krejt Kosovën.


“A po shkon me dal ka Gjakova e me marrë vesh se qysh i kemi punët, se ata e dinë e na tregojnë edhe neve. Gjakovë po më duket e kanë marrë vesh krejt Kosova se qysh i kemi punët, se ju e dini. Kur ka zgjedh Gjakova i ka ra mirë edhe Kosovës edhe shqiptarëve kudo që jemi, nuk ka dikush në Kosova që nuk e din që Gjakova e ka zgjedh 100% Shtet Kosovën, e ka zgjedh koalicionin AAK-PSD, e ka zgjedh numri 119. Nuk e di që ka qytet në Kosovë që u rreshtu kaq fuqishëm  me 119. Unë besojë se kjo është një porosi e mirë për krejt Kosovën”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu tha se kjo është qeveria më e fuqishme që do dal prej zgjedhjeve, e ku i kanë dy detyra me e forcuar shtetin ligjor dhe me forcuar ekonominë e vendit.

“Ne kemi dy detyra si qeveria më e fuqishme që do dal prej zgjedhjeve, është me e forcuar shtetin ligjorë dhe sigurinë e po ashtu me forcuar ekonominë e vendit, në të dyja këto punët e kemi bo planin qeverisës dhe nuk e vonojmë Kosovën. Ushtria jonë edhe pse është më e reja e më modernia në Ballkan, i ka mundësitë reale me u bo ndër ushtritë me të mira në kontinentin tonë. Policia jonë e Kosovës është ndër më të afta në rajon, njësitë e veçanta sot janë në gjendje me e kry punën e vetë në çdo pjesë të vendit tonë”, tha Haradinaj.

Ndërsa kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti tha se si në luftë ashtu edhe tash Ramush Haradinaj e ka zgjedh Kosovën para vetës, para karriges, e para postit. Po ashtu ai tha se koalicionit AAK-PSD nuk i duhen postet, nëse Kosova nuk është mirë.

“Ka njerëz që ende mendojnë keq për Kosovën, ka njerëz që ende mendojnë se duhet të falim territore, ka njerëz që ende mendojnë se ne duhet t’i kërkojmë falje për atë që na ka ndodhë në 99, dhe këtu u bë presioni më i madh në Qeverinë Haradinaj, në Ramushin personalisht. Ramushi ka thënë se nuk ma nin për karrigen time, nuk ma nin për pozitën e kryeministrit, atëherë kanë vendos dhe e kanë shantazhuar në mënyra të tjera”, tha Ahmeti.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë sot në Gjakovë se Kosova ka një lider që e ka një hallë, me mbajt Serbinë në shtëpi, aty ku e ka dërguar para 20 vite. Ai po ashtu tha se vetëm Ramush Haradinaj ka ardhur në Gjakove kur kemi pas dhimbje, jo vetëm kur kemi zgjedhje.

“Sot me të vërtetë e keni bë një festë te madhe në Gjakovë. Në Kosovë e Gjakovë janë edhe tre lider të tjerë që po donë me u bë kryeministra, por e kanë nis fushatën interesant, po dojnë me qu njëri-tjetrin në shtëpi, krejt e kanë hallin njëri-tjetrit çka me i bë. Ne në Gjakovë e Kosovë, e kemi një lider tjetër që e ka një hall tjetër, po donë me majtë Serbinë ku e ka dërgu para 20 viteve”, tha ai.

Në trend

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Kalo në kategori