LAJMI I FUNDIT:

AAK: Janë tendencioze përpjekjet që të gjitha parregullsitë në zgjedhje të na faturohen neve

AAK: Janë tendencioze përpjekjet që të gjitha parregullsitë në zgjedhje të na faturohen neve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas mbledhjes së Kryesisë që kanë zhvilluar sot, ka dalë me një deklaratë për media, ku i quajnë tendencioze përpjekjet që parregullsitë që kanë ndodhur në procesin zgjedhor t’i faturohen kësaj partie.

“E konsiderojmë tendencioze përpjekjen që të gjitha parregullsitë në zgjedhje t’i faturohen kryesisht AAK-së. Në situatën e krijuar konsiderojmë se është e domosdoshme të rinumërohen të gjitha votat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhen të gjitha pretendimet për manipulim”, thuhet në njoftimin e AAK-së.


Më tej AAK ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin e pa asnjë kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë manipuluar me votën e qytetarit të Kosovës. /Telegrafi/