LAJMI I FUNDIT:

AAK-ja mbështet Avdullah Hotin për kryeministër, Lekaj ia përmend autostradën e Dukagjinit

AAK-ja mbështet Avdullah Hotin për kryeministër, Lekaj ia përmend autostradën e Dukagjinit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Kështu ka deklaruar për KosovsPress nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i cili tha se ky subjekt politik tashmë i ka thënë po një koalicioni në mes të LDK-së, AAK-së, AKR-Së, NISMA dhe partive të pakicave.

“I tham po koalicionit me LDK-në edhe pse dikasteret ende nuk dihet cilat do t’i merr Aleanca në përgjithësi. Dhe përgjithësi në këtë drejtim mendoj që në këtë situatë sa më parë që të krijohet një qeveri është më e shëndetshme për qytetarët dhe për situatën që po e kalojmë…00’51 I takon LDK-së që të përcaktoi apo të përcaktohet për kandidatin dhe ne si Aleancë do të përkrahim cilindo kandidat që e dërgon LDK-ja dhe në këtë rast do jemi bashkëpunues të mirë që të krijojmë një qeveri stabile që do të punoj në mbështetje qytetare”, thotë Lekaj.


Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj lidhur me ndërtimin e autostradës së Dukagjinit ka thënë se me qeverinë e re do të ndërtohet kjo autostradë.

“Aleanca e ka si politik programore edhe infrastrukturën që do ta përfshijë gjithsesi edhe autostradën e Dukagjinit. Qeveria në ikje e ka diskriminuar një regjion që është mbi 600 mijë banor dhe në këtë drejtim nuk e ka trajtuar qytetarët barabartë. Mirëpo, ne si Aleancë do të insistojmë dhe kjo do të bëhet dhe ne kemi synim se jo pse vijmë nga rrafshi i Dukagjinit por është jetike për zhvillim ekonomik dhje turizmit dhe lidhje të korridoreve”, u shpreh ish ministri.

Gjatë ditës së sotme pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kjo parti ka kandiduar për kryeministër Avdullah Hotin, ndërsa po ashtu sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe kreut të saj Isa Mustafa, emrin e mandatarit për qeverinë e ardhshme të Kosovës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori