LAJMI I FUNDIT:

AAK fton qytetarët në protestën e nesërme në Pejë

AAK fton qytetarët në protestën e nesërme në Pejë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Pejë, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestën e nesërme në Pejë, kundër demarkacionit.

Në një njoftim për media, thuhet se nënshkrueseve të demarkacionit dhe treshes Thaçi, Mustafa, Veseli nuk ju mjaftuan nënshkrimet e peticionit, thirrjet publike që mos të pranojnë këtë formë të demarkacionit.

“Atyre nuk u mjaftuan as protestat në Pejë, Rugovë e Podgurë, nuk mjaftuan dy rezoluta të përbashkëta të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Asamblenë Komunale të Pejës, rezoluta e Kuvendit të Kosovës, nuk ju mjaftuan sqarimet e ekspertëve, faktet e dëshmitë e shumta. Këtyre qeveritarëve nuk po ju mjafton realiteti por dëshirojnë me çdo kusht të ratifikojnë këtë formë të demarkacionit edhe pse Kosova po humbë 8200 hektarë. Peja edhe një herë nesër më 27 gusht të dalë masovikisht në protestë në ora 12 në qendër të qytetit me qëllim që atyre që marrin vendim Deputetëve tu tregohet se Peja nuk e pranon këtë formë të demarkacionit dhe në këtë qëndrim Peja është unike pa dallime partish (hiq Kryetarin e Komunës)”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, me mjete paqësore, do tu tërhiqet vëmendja pushtetarëve se Kosova po dëmtohet dhe se kjo formë e demarkacionit do të jetë e papranueshme.

“Dega e AAK-së në Pejë përkrahë këtë protestë, pjesëmarrjen e anëtarësisë së saj dhe qytetarëve e ka deklaruar qysh të mërkurën në konferencë për media dhe në ndërkohë ka mbajtur takime mobilizuese dhe po bënë përgatitjet për pjesëmarrje të anëtarësisë dhe qytetarëve në këtë protestë. Ne ftojmë të gjithë Deputetet e Parlamentit të Kosovës që ende kanë dilema lidhur me demarkacionin që mos të dëgjojnë asnjë presion por të vijnë edhe ata në Protestë dhe të shohin vetë vullnetin e banorëve të zonave kufitare dhe qytetarëve para se të marrin vendim”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Zharko Cvetkoviq e Marijan Radojeviq të dyshuarit për armatimin e kapur në veri, Elshani: Ata janë në kërkim për rastin Banjska

Zharko Cvetkoviq e Marijan Radojeviq të dyshuarit për armatimin e kapur në veri, Elshani: Ata janë në kërkim për rastin Banjska

Lajme
Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Siguri
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme

"Dita e Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe liderët politikë e ushtarakë të UÇK-së", Kelmendi viziton krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu një person në Prishtinë dhe kërkoi 30 mijë euro për ta liruar

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu një person në Prishtinë dhe kërkoi 30 mijë euro për ta liruar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori