Dega e AAK-së në komunën e Pejës, ka mbajtur në mesditë konferencë për shtyp ku para mediave ka folur Kryetari i AAK-së në këtë komunë Ali Berisha, i shoqëruar nga nënkryetari i parë i degës Fatmir Gashi.
Temë e konferencës kanë qenë zhvillimet e fundit në qeverisjen komunale të Pejës.
Kreu i degës së kësaj partie Ali Berisha ka adresuar një varg kritikash për qeverisjen komunale të Pejës, duke e quajtur qeverisje autoritare të udhëheqjes.
‘AAK- Dega në Pejë, me shqetësim po e përcjellë situatën e krijuar në Komunën e Pejës , ku institucionet komunale dhe kompanitë publike që menagjohen apo udhëheqen nga komuna e Pejës po përballen me afera të rënda korruptive, me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqmenagjim të parasë publike. Ajo që me kohë e kemi paralajmëruar, qoftë në deklarime publike të autoriteteve të Aleancës, qoftë përmes asambleistëve në Asamblenë Komunale të Pejës, për menaxhimin joadekuat të Komunës sonë po del të jetë objektiv dhe shumë real.’
Berisha tutje ka ndaluar edhe tek rasti i Ndërmarrjes ‘Ambienti’ duke bërë krahasimin e saj me kohën e qeverisjes së tij.
‘Komuna e Pejës që shumë vite është perfshirë nga shumë skandale ku ka pasur drejtor të dënuar, zyrtar ligjor dhe shef të kabinetit të kryetarit të dënuar dhe tash së fundmi kemi 4 drejtor dhe shumë zyrtar komunal me aktakuza të ngritura. Kjo po del që gjysma e menagjmentit të Komunës së Pejës është nën aktakuza të ngritura. Gjithashtu, ditët e fundit në kompaninë publike të pastrimit “Ambienti”, kemi shumë zyrtarë të arrestuar që po mbahen në paraburgim. Me të drejtë pyesim, çfarë po ndodhë me këtë kompani, e cila për disa vite ishte shembull për punë dhe dy vjet rresht qyteti i Pejës ishte shpallur qyteti më i pastër në Kosovë. Ne si subjekt politik bazuar në formën autoritare të udhëheqjes së Komunës nga ana e Kryetarit të Komunës e kemi bindjen e plotë që fajtor kryesor për të gjitha këto afera korruptive është vet kreu i Komunës së Pejës.’
Ali Berisha ka thënë se e kupton që disa nga të ndaluarit mund të jenë të pafajshëm mirëpo aktet që kanë ndodhur në këtë ndërmarrje, janë të rënda.
‘Kryetari i Komunës nuk e ka problem t’i sakrifikojë bashkëpunëtorët vetëm e vetëm që të realizojë qellimet e veta të mashtrimit dhe keqpërdorimit. Kryetari i Komunës me qëllim të largimit të vëmendjes së opinionit nga situata në komunën që udhëheq, merret me politika të nivelit nacional duke tentuar të akuzoj lider institucinal e politik për veprimet e tyre. Kryetari i komunës nuk mundet më të dezinformojë opinionin dhe mendimin qytetar nga problemet e shumta që i ka në Komunën që e menagjon dhe është përgjegjës për të gjitha punët në këtë komunë. Ne e dijmë, që nga këta te arrestuar dhe të akuzuar ka edhe të tillë që punojnë ndershëm mirëpo që kanë rënë pre e urdhërave joligjore, jo në përputhje me ligjin , që iu kanë ardhur nga lart. Dhe për fund, ftojmë te gjitha organet hetuese edhe Gjyqësinë edhe Prokurorinë që përveq ekzekutorëve të aferave korruptive të menagjimit jo të drejtë të parasë publike dhe të keqmenagjimit, të trajtojë edhe urdhërdhënësit e këtyre veprimeve, e që si subjekt politik mendojmë që shkaktar kryesor i të gjitha këtyre veprimeve është kryetari i Komunës së Pejës.’-ka thënë Ali Berisha.
Fatmir Gashi nënkryetar i parë i degës së këtij subjekti, ka shtuar se Komuna e Pejës ka shuar dritën e zhvillimit ekonomik. Gashi ka folur edhe për dështimet në kulturë e sport.
“Kjo komunë ka shuar dritën e zhvillimit ekonomik. Kjo komunë e ka lëshuar Pejën si qytet i kulturës, në fund të të listës e mos të flasim për sportin, rast i fundit shuraja e klubit ‘Besa’.-tha Gashi mes tjerash./Njeshi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe