LAJMI I FUNDIT:

AAK: Demarkacioni si kusht për ushtrinë, mashtrim ordiner

AAK: Demarkacioni si kusht për ushtrinë, mashtrim ordiner

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë DPMS i AAK –së, kërkon nga Qeveria e Kosovës “që të mos i ndërlidhë situatat e dështuara të saj në mes të FAK-ut, ASK dhe Demarkacionit, si gjoja kusht që të këto tri çështje të ndërlidhen mese veti”.

Sipas AAK-së, Qeveria nuk duhet të fshehë dështimet e saj, por duhet t’i ndalë mashtrimet ndaj qytetarëve të Kosovës dhe Kuvendi duhet menjëherë ta themelojë Ushtrinë e Kosovës, para sesionit vjeshtor, e jo të përfillë apetitet dhe kushtëzimet e Listës Serbe për FAK-un.


“FAK-u, Ushtria e Kosovës si çështje obligim kushtetues e politik i kësaj qeverie, e cila është dashtë të bëhet menjëherë pas formimit të panatyrshëm të saj! Pra që në muajin e parë qeverisës dhe jo të krijohet ky vakum kohorë dhe politik, duke iu krijuar hapësirë si brenda e po ashtu edhe jashtë ndikimit të Serbisë dhe faktorëve të tjerë destruktivë, në këtë rast edhe të manipulohet opinion publik se gjoja Demarkacioni me Malin e Zi, është kusht për FAK –un. Talljet e tilla nga kryeministri janë të papranueshme dhe jo që nuk ndikojnë në krijimin e FAK-ut, por shpërfaqjet e tilla, janë në dëm të së ardhmes së Ushtrisë së Kosovës”.

“Qeveria dhe Kryeministri, i cili nuk po arrin akoma procedimin në Kuvend të amandamentimit të ligjit për FAK-un, njëherit dëshmoi se nuk arriti të realizojë detyrimin kushtetues për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duhet dhënë llogari për dështimet e njëpasnjëshme në dëm të Kosovës. Ne, si Departament për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i AAK–së, kërkojmë me ngulm, që FAK-u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik, i ndarë nga çdo përpjekje për ta manipuluar apo kamufluar me situata të tjera dhe si prioritet strategjik nacional për Kosovën, të realizohet përpara çdo lloj nisme në Kuvend dhe menjëherë të veprohet në themelimin e tij”, thuhet në komunikatën e AAK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori